Rita Ora dhe Dua Lipa urojnë në shqip pavarësinë e Kosovës

Ditën e sotme Kosova bën plot 12 vjet si shtet i pavarur. Kjo ditë e shënuar në histori nuk ka kaluar pa mesazhe urime nga kombi ynë.
Të shumta kanë qënë mesazhe urimi nga personazhet e njohur shqiptarë për shtetin kosovar. Mes tyre, nuk kishte si të mungonte edhe urimi në gjuhën shqipe nga këngëtaret e njohura Rita Ora dhe Dua Lipa, yjet e muzikës me famë botërore.
Këngëtarja Ora ka publikuar një fragment të videoklipit të këngës “Shine Ya Light”, realizuar në Kosovë vite më parë duke shkruar në gjuhën shqipe:
“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë! Urime 12 vjet Pavarësi Kosova jonë”
Ndërsa Dua Lipa ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto të shqiponjës dykrenare me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës ku shkruan:
“Eshtë vetëm një shtet, të tjerat janë nuanca. Kosovë, gëzuar 12-vjetorin e pavarësisë! Nji komb nji flamur”
Urimet në gjuhën shqipe kanë lumturuar shumë shqiptarët.