Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

LISTA e shteteve qe u solidarizuan me Shqiperine per ringritjen pas termetit

BRUKSEL – Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t’u ringritur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë nga godinat e rrënuara e të dëmtuara. Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro, ndërsa Komisioni Evropian 15 milionë. Këto janë grante, dhuratë dhënë qeverisë shqiptare për t’i shfrytëzuar në procesin e rindërtimit. Për këtë proces, Komisioni evropian do të sjellë në Shqipëri një grup ekspertësh të cilët do të monitorojnë dhe mbikëqyrin transparencën në mënyrë që çdo cent i dhuruar të shkojë në ndihmë të shqiptarëve. Nga institucionet e rëndësishme bankare të komitetit ndërkombëtar, pjesë të BE-së, vlera shkon në 400 milionë euro kontribute, nga të cilat vetëm 115 milionë euro, grante.

Mbizotëroi zemërgjerësia e Francës. Qeveria e Macron i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro të cilat do të shpërndahen përmes projekteve zhvillimore, pra jo në vlerë parash por në ndërtime, si dhe 60 milionë euro të dhëna hua, çka do të thotë se në një kohë të caktuar, Shqipëria duhet t’ia kthejë pas

Emiratet e Bashkuara gjithashtu, në këtë konferencë solidariteti ndërkombëtar me Shqipërinë, dhuruan 70 milionë euro, vlerë që do ta shfrytëzojnë për ndërtimin e 2 mijë njësive të banimit.

LEXO EDHE:
1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Çuçi: Faleminderit! U tejkaluan pritshmëritë
Italia po ashtu i dhuroi Shqipërisë fqinje 65 milionë euro të cilat gjithashtu do të akordohen përmes projekteve në sektorë të caktuar.

Ndërkohë, Turqia, e cila ishte e para që u vetëofrua për të ndërtuar mbi 500 njësi banimi, nga konferenca e Donatorëve këtë 17 shkurt në Bruksel, bëri të ditur se vlera totale e ndihmave që ajo i dhuron Shqipërisë, së bashku me blloqet e banimit, shkon në 46.3 milionë euro, përfshirë edhe ndërtimin e disa xhamive.

Holanda, Danimarka e Polonia, Slovenia, Finlanda e Austria dhuruan shifra të konsiderueshme, ndërkohë që edhe pse në shifra më të vogla, nuk mungoi mbështetja nga Çekia, Hungaria, Rumania, Luksemburgu e Bullgaria, të cilat u solidarizuan për të marrë përsipër projekte ndërtimi në Shqipëri, veçanërisht në kopshte e shkolla, për sektorin arsimori i cili ishte i dyti më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kosova jonë fqinjë gjithashtu u tregua solidare në këtë Konferencë të Donacioneve, ku pas ndihmave të dhëna vendit tonë menjëherë pas tërmetit me grupe të kërkim-shpëtimit e me hapjen e dyerve për të pastrehët, dhuroi 200 mijë euro për rindërtimin.

Të vetmet shtete që solidaritetin e shprehën vetëm me fjalë, ishin Portugalia, Qipro dhe Malta. Kjo e fundit, tha se ndihma më e madhe për Shqipërinë, është t’i jepet drita jeshile për hapjen e negociatave. “Mendojmë që mënyrë më e mirë për rindërtimin e Shqipërisë është të japim dritën jeshile që të nisë bisedimet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha përfaqësuesja e qeverisë së Maltës në Konferencën e Donatorëve. E në fakt, kjo ishte fryma e përhapur mes gjithë të pranishmëve, të cilët njëzëri teksa shprehnin solidaritetin për Shqipërinë, thanë se vendi ynë duhet të jetë në familjen evropiane për të përballuar fatkeqësi të tilla natyrore.

LISTA E PLOTË – Huatë, grantet dhe projektet përgatitur nga redaksia online e Shqiptarja.com

Grupi i Bankës Islamike– 365 milionë euro në 5 vitet e ardhshme – Sot, 50 milionë euro për rikuperimin e biznesit.

Banka Botërore – 160 milionë euro hua

Banka e Këshillit të Evropës– 100 milionë euro hua, 500 mijë euro grante

Banka Europiane e Investimeve – 2.5 milionë euro hua financiare për rindërtmin, për rimëkëmbjen e bizneseve

BE + KE – 115 milionë euro dhuratë (grante)
Franca- 100 mln euro projekte+ 60 mln euro hua
Emiratet e Bashkuara- 2000 njësi banimi me vlerë 70 mln euro
Italia – 65 mln euro projekte
Turqia- 46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami
Gjermania- 11 mln euro grante+kopshte, shkolla
Zvicra- 9 mln euro grante
Greqia- 2.5 mln euro dhe 200 shtëpi
Suedia- 5.6 mln euro grante (nga këto 3 milionë euro për programet sociale)
SHBA – 4.7 mln dollarë + 800 mijë më herët (ndër to 3.9 grante, 600 mijë $ për Kryqin e Kuq, 800 mijë $ për monumentet kulturore)
Katari– 5 milionë dollarë amerikanë
Holanda- 3 mln euro grante
Danimarka- 2.7 mln euro grante – në total (2 milionë euro grante) 5 milion korona dhënë më parë për Kryqin e Kuq
Polonia- 2.7 mln euro grante
Japonia – 2.5 mln euro grante
Norvegjia- 2.1 mln euro
Serbia- 2 mln euro grante
Britania e Madhe- 1.189 mln euro grante
Austria – 1 mln euro grante për strehimin
Kroacia- 1 mln euro pak ditë më parë
Mali i Zi- Ka dhuruar 750 mijë euro në total (Sot dhuroi 500 mijë, 250 mijë euro më herët)
Kosova- 200 mijë euro grante+ 500 mijë euro më herët
UNICEF- 500 mijë euro grante për shkolla dhe kopshte
Azerbajaxhan- 500 mijë euro grante
Rumania- 420 mijë euro grante
Çekia – 380 mijë euro grante për një shkollë
Sllovenia – 300 mijë euro grante për ndërtimin e një shkolle
Finlanda – 300 mijë euro grante
Irlanda- 300 mijë euro, i ka dhënë më herët
Republika e Koresë- 300 mijë dollarë grante
Sllovakia – 250 mijë euro grante për arsimin + asistencë tenike
Hungaria – 250 mijë euro grant për kishat (banka jonë më e madhe ka dhënë më herët 500 mijë euro)
Bullgaria- 220 mijë euro (120 mijë euro të dhëna pas tërmetit, 100 mijë grante sot për rindërtimin)
Luksemburgu- 100 mijë euro grante + 150 mijë euro për UNICEF për fëmijët
Maqedonia e Veriut -97 mijë euro grante
Bosnje Hercegovina- 50 mijë euro grante
Lihtenshtajni- 50 mijë euro grante
Brunei – 50 mijë $ grante
Algjeria- 50 mijë euro për procesin e rindërtimit

Spanja- 25 mijë euro

Malta – Nuk deklaroi shifër
Qipro – Nuk deklaroi shifër
Portugalia – Nuk deklaroi shifër

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.