Lirimi me kusht i dy ish-anetareve te bandes se Durresit, ILD fillon inspektimet

Aktualitet
Lirimi me kusht i dy ish-anetareve te bandes se Durresit, ILD fillon inspektimet

ILD ka filluar një inspektim në gjykata dhe prokurori pas lirimit të dy ish- anëtarëve të bandës së Durrësit, Endrit Dokles dhe Sardian Sulajmanit.

I pari u lirua me kusht nga gjykata e Krujës këtë vit kurse i dyti u lirua nga gjykata e Fierit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I INSPEKTORIATIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Në vijim të komunikimit publik të datës 08 Shkurt, si dhe duke marrë shkas nga njoftimet në media apo interesit të vazhdueshëm të opinionit publik, lidhur me veprimet e kryera së fundmi nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sqarojmë se Inspektori i Lartë të Drejtësisë në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore ka iniciuar kryerjen e një inspektimi tematik pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, gjykatave të apelit, si dhe të zyrave të prokurorive pranë tyre, mbi trajtimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht” për periudhën kohore 01.01.2017 – 31.01.2020.

Kryerja e këtij inspektimi ka për qëllim identifikimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht”, analizimin e procesit të administrimit dhe trajtimit të tyre nga ana e administratës gjyqësore, sigurimin e dokumentacionit përkatës, si dhe analizimin e tij me qëllim evidentimin e problematikave, të cilat mund të lidhen jo vetëm me çështje, të cilat kanë të bëjnë me mirëadministrimin apo cilësinë e dhënies së drejtësisë, por edhe me veprime apo mosveprime të magjistratëve, të cilat kanë sjellë si pasojë mosarsyetimin e vendimeve gjyqësore apo mosrespektimin e rëndë ose të përsëritur të legjislacionit procedural dhe material.

Inspektori i Lartë të Drejtësisë, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e veçantë të këtij procesi, po ndjek me vëmendje zhvillimet më të fundit në këtë drejtim. Përfundimet e kësaj veprimtarie inspektuese do t`i shërbejnë Zyrës së Inspektorit të Larë të Drejtësisë, të marrë masat e nevojshme ligjore me qëllim jo vetëm sigurimin e një trajtimi sa më të drejtë dhe të ligjshëm të këtyre kërkesave, por edhe të sigurojë zbatimin e parimit të ligjshmërisë apo atë të shtetit të së drejtës

ME TE LEXUARAT