Irlanda: 300 mijë euro i dhuruam pas termetit...Per rindërtimin do te shohim ne vijim
Edhe Irlanda ishte ndër shtetet e para që u solidarizua me Shqipërinë menjëherë pas tërmetit, duke dhuruar 300 mijë euro për kryqin e kuq ndërkombëtar që ndihmuan vendin tonë. Me daljen e raportit përfundimtar të faturës financiare të dëmeve, Irlanda do të vlerësojë në bashkëpunim edhe me Komisionin Evropian se si mund të ndihmojë në vijim. "Të gjithë u tronditën nga fatkeqësia që pësoi Shqipëria. Mbas tërmetit ne ofruam 300 mijë euro për kryqin e kuq ndërkombëtar që ndihmuan Shqipërinë. Nevojat janë të mëdha për rindërtim, dhe i falenderojmë të gjithë ata që bënë vlerësimin e nevojave. Ne po i vlerësojmë ato dhe do të flasim edhe me Komisionin Evropian se si t'iu ndihmojmë në vijim", tha përfaquesja e Irlandës.