Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Dua Lipa uron ne shqip Kosoven per pavarsine

Sot, Kosova mbush plot 12 vite si shtet i pavarur dhe kjo ditë e shënuar e historisë nuk ka kaluar pa urime nga i gjithë kombi ynë.
Personazhe të njohur VIP kanë uruar sot Kosovën për pavarësinë e saj, nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Vendin e tyre nuk e kanë harruar as personazhet e njohur shqiptarë me famë botërore si Rita Ora dhe Dua Lipa.
Pasi Rita e uroi Kosovën shqip me një video të xhiruar atje 8 vite më parë

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të shqiponjës dykrenare me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës në sfondin e saj.
Në një tjetër foto, Dua ka publikuar shqiponjën dykrenare në ngjyrë të verdhë, mbi një sfond ngjyrë blu, krahas së cilës shkruhet:
“Eshtë vetëm një shtet, të tjerat janë nuanca. Kosovë, gëzuar 12-vjetorin e pavarësisë! Nji komb, nji flamur”- janë fjalët e shkruara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.