Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Assad vazhdon ofensivën, përkeqësohet kriza në Idlib

Qindra mijëra civilë, shumë prej të cilëve gra e fëmijë, janë bllokuar në veri-perëndim të Sirisë, në kushtet e mungesës së ushqimit dhe të temperaturave nën zero, një situatë që OKB-ja e quan kriza më e madhe humanitare në rajon që nga shpërthimi i luftës në Siri nëntë vjet më parë.

Zyrtarët e OKB-së dhe organizatat e pavarura vëzhguese thonë se dhjetëra objekte të përkohshme spitalore dhe depo ndihmash janë sulmuar pa pushim nga avionët sirianë dhe rusë.

Megjithë thirrjet e Presidentit Donald Trump dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan për ndaljen e menjëhershëm të ofensivës së mbështetur nga Rusia, duken pak shenja se Damasku ose Moska janë të gatshëm të heqin dorë nga sulmi kundër Idlib-it, baza e fundit që mbahet nga kryengritësit në Sirinë e shkatërruar nga lufta, raporton Rel.

Presidenti turk ka paralajmëruar qeverinë e udhëheqësit sirian Bashar al-Asad të ndërpresë ofensivën, përndryshe do të përballet me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave turke. Kërcënimi u bë gjatë një telefonate të tij me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Zoti Erdogan, i cili pati një bisedë telefonike edhe me Presidentin Trump të shtunën, tha se forcat siriane duhet të kthehen në linjat e demarkacionit për të cilat është rënë dakord nga Ankaraja dhe Moska në vitin 2018. “Përndryshe, – tha ai, – ne do ta zgjidhim këtë para fundit të shkurtit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.