Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vdekja e nënës dhe 2 fëmijëve në rrethana misterioze në Bulqizë. Çfarë tha e mbijetuara e familjes

Tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike në Ostren të Bulqizës, ku në rrethana ende të paqarta nëna dhe dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë në banesë, ndërsa mundi të shpëtonte vetëm vajza e vogël. Ngjarja ndodhi gjatë natës, duke u zbardhur e premtja. Ndonëse u përfol se shkak i vdekjes së Rajmonda Tolajt, Rudinës dhe Fajtonit mund të ishte rrjedhja e gazit, duket se ky version është hedhur poshtë.

Në njërën nga dhomat e familjes Tolaj, përveç një pjate me supë që ishte në tavolinë, e cila është çuar në laborator, është gjetur dhe një shishe rreth 50 gramshe, e mbështjellë me letër. Kjo shishe, përmbajtja e të cilës nuk dihet se çfarë ka pasur brenda, mbante një aromë të keqe. Nga interesimet e Doçit pranë familjarëve, thuhet se ky pesticid përdorej për patatet, të cilat spërkateshin pasi i shkulnin, nderkohe qe ajo eshte cuar ne laborator.

Ndërkohë, ditën e djeshme, grupi hetimor i çështjes ka udhëtuar nga Dibra për në Tiranë, për të marrë në pyetje të vetmen të mbijetuar, Merita Tolajn, 16 vjeçe, e cila tashmë doli nga rreziku për jetën dhe ndodhet tek spitali i Traumës. Enver Doçi tha për ‘BW’ se Merita ka folur në dialekt maqedonas, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmisë së saj, pasi grupi hetimor nuk kishte përkthyes me vete.

Merita është e vetmja që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen, se çfarë ngjau mbrëmjen e së enjtes, që çoi në vdekjen e 3 anëtarëve të familjes së saj. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm në banesë, pasi bashkëshorti i saj kishte emigruar për punë në Greqi, ndërkohë që kishin dhe një vajzë të martuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet