Shqiptari hedh kater pako me 36 kg kanabis nga makina

Aktualitet
Shqiptari hedh kater pako me 36 kg kanabis nga makina

Policia e Janinës ka arrestuar një shtetas shqiptar që akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai, bashkë me një shtetas tjetër që ishte pasagjer, refuzuan urdhrin e policisë greke në kufirin greko-shqiptar që të ndalonin makinën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoferi shtoi shpejtësinë dhe për këtë arsye forcat e policisë ju vunë mbrapa. Gjatë aksionit policor shoferi hodhi nga mjeti 4 pako me 36 kg kanabis brenda.

Më pas ai u arrestua, ndërsa pasagjeri arriti t’ja mbathë. Policia sekuestroi një celular dhe 240 euro.

ME TE LEXUARAT