Pako me 200 gramë tritol kreut të Vllaznisë, Ademi: Situata në Shkodër nuk është e qetë

Aktualitet
Pako me 200 gramë tritol kreut të Vllaznisë, Ademi: Situata

Pas heqjes së pakos prej 200 gramë tritol e cila u gjend poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Liçi ka reaguar kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Në një prononcim për mediat, Voltana u shpreh:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë u lajmërova nga media në fakt, erdha menjëherë, isha afër madje, mund të kem kaluar para një orë këtu. Unë besoj që duhet t’i lëmë vendin grupeve të punës, forcave të RENEA-s që janë nisur për të bërë një vlerësim të saktë të një verifikimi paraprak që policia ka bërë.

Askush në qytetin tonë nuk do që të ketë ngjarje kaq të rënda, nga ana tjetër besoj se në ditën e sotme duhet t’u lëmë vendin për të punuar forcave policore, grupeve hetimore për të kryer detyrën e tyre.”

E pyetur mbi faktin se nuk janë diçka e re presionet dhe kërcënimet ndaj Vllaznisë, kryetarja tha:

“Në qytetin e Shkodrës na shqetëson fakti se situata nuk është e qetë. Kam patur një komunikim me drejtorin e policisë së Shkodrës, i cili me informoi për punën që do duhet të kryhet për vlerësimin e situatës.”

ME TE LEXUARAT