Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Lazio përmbys Interin, i rrëmben vendin e dytë

Lazio ka triumfuar 2-1 ndaj Interit në ndeshjen e “Seria A.” Perballja në “Olimpico”, ishte spektakolare pasi i pati të gjitha me raste të shumta, episode dhe përmbysje rezultati.

Interi kaloi i pari në avantazh me anë të blerjes së dimrit, anglezit Ashley Young, i cili mposhti Strakoshën pas grushtimi spektakolar që gardiani kuqezi i bëri goditjes së Candrevas.

Ky gol pak sekonda pas fundit të pjesës së parë, mendohej se do të ndikonte negativisht te Lazio, por të besuarit e Inzaghi, u futën me një ritëm tjetër në pjesën e dytë.

Lazio besoi te përmbysja dhe arriti ta realizonte atë në pjesën e dytë ku Immobile barazoi pasi ktheu në gol një 11-metsrëh, ndërsa Milinkovic-Savic ishte autori i golit të përmbyesies për Lazion.

Ekipi i Lazios merr tri pikë të arta, duke marrë vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se Juventus kryesues, si dhe duke lënë Interin në vend të tretë, me zikaltërit që pas kësaj humbje, kanë vetëm 54 pikë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.