Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Kryeministri kroat: Macron ka ndryshuar qendrim per hapjen e negociatave me Shqiperine

Kryeministri kroat Andrje Plenkovic u shpreh i kënaqur që qëndrimi i Francës ka evoluar sa i përket negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

”Unë nuk pres që Franca të bllokojë hapjen e negociatave tani që metodologjia ka ndryshuar. Po ashtu bisedimet do të vijojnë me dy vendet e tjera, Danimarkën dhe Holandën që kishin rezervat e tyre dhe unë mendoj se jemi në drejtimin e duhur”- tha Plenkoviç në Mynih.

Kroacia është kryesuesja e Presidencës së BE për 6 muajt e 2020 dhe do të mbajë edhe Samitin e Zagrebit në maj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë më tepër shanse me metodologjinë e re për hapjen e negociatave këtë pranverë.

Macron jep sinjale për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.