Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Dako do të jetë miku im”, Bardhi: Anija e Ramës po mbytet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku thotë se këmbëngulja e Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon është frikë se mos anëtarët e bandës i pendohen.

STATUSI I GAZMENT BARDHIT
Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet