Humbi nenen, vellain e motren nga helmimi, mjeket shpetojne vajzen nga Dibra

Aktualitet
Humbi nenen, vellain e motren nga helmimi, mjeket shpetojne vajzen nga Dibra

Një tragjedi e rëndë ndodhi paraditen e së premtes në një familje në fshatin Gurrë të Bulqizës ku nëna 45 vjeçare Rajmonda Tola humbi jetën bashkë me dy femijet, vajzen 22 vjeçare Rudina dhe Fatjoni djali 15 vjeç, të gjithë të helmuar.

Gruaja dhe tre fëmijët jetonin në këtë banesë ndërsa bashkëshorti, Ylber Tola është emigrant në Greqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fillim u mendua se tragjedia ka ndodhur nga një rrjedhje gazi, por bombola ndodhej jashtë banesës. Dyshimet e tjera lidhen me ushqimin që kanë përdorur dhe për këtë arsye po bëhet analizimi.

Pasi banorët e fshatit të thellë lajmëruan spitalin në drejtim të banesës është nisur edhe ambulanca

Vajza tjetër 19 vjeçare e familjes Merita e cila u transportua me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë është jashtë rrezikut për jetë.

ME TE LEXUARAT