Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Vrasja e dy vellezerve shqiptare ne Hollandë, arrestohet nje nga te dyshuarit

Një shqiptar ka rënë në pranga në Holandë, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë, ngjarje e ndodhur 5 vite më parë, ku viktima kanë mbetur Florenc dhe Klevis Tola, 29 dhe 25 vjeç.

Sipas mediave të huaja, në pranga ka rënë një 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se i arrestuari, ishte shoferi që çoi në shtëpinë e dy vëllezërve nga Elbasani, vrasësit e tyre.

Dy shqiptarët u vranë me breshëri automatiku, brenda banesës së tyre, ndërsa në atë kohë u arrestua një 28-vjeçar, po shqiptar, i cili u dënua me katër vite burg.

Asokohe në banesën e Florenc dhe Klevis Tola policia gjeti 21 plumba, dhe shenja se mes palëve kishte pasur shkëmbim zjarri. Në banesë u gjet gjithashtu një sasi lënde narkotike./abc

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.