Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Vdes kusheriri i afert i Sali Berishes, Haradinaj merr pjese ne varrim: Kosova humbi nje vella

Kushëriri i afërm i Sali Berishës, Baca Sulejmani ka ndërruar jetë dhe ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e varrimit.

Haradinaj shkruan se kushëriri i Berishës gjatë luftës së fundit të Kosovës në vitin 1999 vendosi kullën e tij në Tropojë në shërbim të Ushtrisë çlirimtare UÇK.

Kushëri i Berishës u varros në Tiranë dhe Haradinaj thotë se e pati njohur gjatë luftës duke u shprehur se Kosova humbi një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit.

STATUSI I RAMUSH HARADINAJT

Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.