Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Te denuar per trafik droge ne Angli, OFL iu çon kerkesen dy ‘te forteve’ ne Elbasan

TIRANË
Dy subjekte të tjera të paketës anti-KÇK janë deklaruar sot nga OFL. Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale K.M. dhe E.SH. të dy nga Elbasanit dhe të dy ish-të dënuar.

Njoftumi OFL-së

14 shkurt, OFL

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.