Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Nudo ne mes te qytetit, nderhyn policia. Ç’ndodhi sot ne Shkoder

Një episod i pazakontë është regjistruar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Siç shihet dhe në fotot e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një person terësisht i zhveshur është ulur poshtë bustit të Nënë Terezës, duke krijuar shqetësim te qytetarët.

Personi në fjalë ka “alarmuar” edhe policinë, e cila mbërriti në vendngjarje për të bërë të mundur “neutralizimin” e tij.

Ai është shoqëruar nga një efektiv policie në ambulancë.

“Prsh joq, shteti ne aksion! Fotot jan bere sot ne shkoder. Ishte nje person lakuriq i ulur posht bustit te nene terezes. Erdhi e mori ambulanca me polici”, shkruan qytetari që ka bërë edhe fotot.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.