Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Nena me dy femijet nderron jete, reagon Presidenti Meta: Thellesisht i tronditur

Pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët ka humbur jetën ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në facebook, Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet familjes Tolaj dhe gjithë komunitetit të Bulqziës, ndërsa i uron shërim sa më të shpejtë vajzës që është duke marrë ndihmë mjekësore.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.

Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!” shkruan Presidenti.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri, në Ostren të Madh të Bulqizës, ku viktima kanë mbetur tre anëtarë të familjes Tola, nëna 40-vjeç, djali 22-vjeç dhe vajza 13-vjeç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.