Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nena dhe 2 femijet vdiqen nga asfiksia e gazit, ja banesa ku ndodhi tragjedia

Pamjet që shihni vijnë nga banesa ku ndodhi tragjedia e rëndë, ku nëna me dy fëmijët e saj, 14 dhe 18 vjeç u asfiksuan për vdekje nga një rrjedhje gazi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostren të Bulqizës, ku për pasojë humbën jetën Rajmonda Tolaj, 40 vjeçe dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fajtoni, 18 dhe 14 vjeç, ndërsa në spital ndodhet motra e vogël 8-vjeçare, Merita.

Siç shihet dhe nga pamjet në banesë ka të afërm të viktimave, ndërsa aty jetonte vetëm nëna me 3 fëmijët, pasi bashkëshorti ishte emigrant në Greqi.

Bombola e gazit ndodhej në korridor, ndërsa ekspertët e policisë pohuan se ajo u bë shkak i vdekjes gjatë natës së 3 anëtarëve të familjes Tolaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet