Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Mberrijne ne morg trupat e familjes Tola, dyshimet e para

Kanë mbërritur në morg pas disa orësh trupat e pajetë të tre anëtarëve të familjes Tola nga Ostreni, të cilët humbën jetën mëngjesin e sotëm pas helmimit nga gazi.

Trupat e pajetë të nënës Rajmonda kanë mbërritur në morgun e spitalit të qytetit të Dibrës. Pak minita me apre tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, Rajmonda, Rudina e Fatjon, në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Ata qëndruan në banesën e tyre për sa kohë grupi hetimor kreu veprimet paraprake, ndërsa është dashur disa orë udhëtim deri në Peshkopi për shkak se Fshati Ostren i Madh ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut në zonën e Gollobordës.

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, nëna 40 vjeçe, vajza e madhe 20 vjeçe dhe djali 15 vjeç dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e rrjedhjes së gazit, por ekziston mundësia që asfiksimi i tyre të ketë ardhur nga mangalli apo të jenë helmuar nga ushqimi.

Mësohet se drejt Peshkopisë është nisur një ekip i ekspertizës mjekoligjore që do të asistojë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së rëndë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.