Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Konkurenca e pezullon rritjen e cmimit te paketave, nis hetimet, zbardhet vendimi i 3 kompanive celulare

Pezullohet vedimi i kompanive te telefonise celulare per rritjen e cmimit te rimbushjes se paketave mujore. Autoriteti i Konkurences ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë, për
ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.
Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.

VENDIMET E KOMPANIVE CELULARE:
Vodafone Albania me 7 Janar 2020 ka njoftuar në faqen e saj të internetit se nga data 11
Shkurt 2020, Vodafone Albania do të ofrojë paketat e reja 30 ditore me parapagesë.
Gjithashtu duke filluar nga data 11 Shkurt 2020, për Vodafone vlera e re minimale për
rimbushjeje do të jetë 200 lekë.

Paketat që ofron Vodafone në treg për abonentët me parapagesë janë paketa standarde me
minuta, SMS dhe MB: Vodafone Z, Vodafone Silver, Vodafone Talk Vodafone Combo
dhe Vodafone Gold. Po ashtu Vodafone ofron edhe tre paketa të tjera me njësi të cilat
shërbejnë si minuta, SMS dhe MB: YouMix S, YouMix M dhe YouMix L.
Secila prej paketave rriten me 200 lekë, por ndryshime ka edhe në njësitë që përfitohen.
Konkretisht paketa Vodafone Talk mbetet e pandryshuar, ndërsa paketat Combo, Z,
Silver dhe Gold do të pësojnë rritje të njësive MB me 0.5 për paketën Combo dhe 1GB
për katër paketat e tjera. Gjithashtu paketa Gold pëson një rritje me 40 minuta
ndërkombëtare.

Albtelecom me shkresën nr. 460 prot., datë 17.01.2020 (protokolluar pranë Autoritetit të
Konkurrencës nr. 453/6 prot., datë 20.01.2020) si dhe në faqen e saj të internetit, ka
njoftuar se të gjithë abonentët e tij të telefonisë së lëvizshme, duke filluar nga data 30
janar 2020 do të ofrojë pesë paketa të reja 30 ditore për pajtimtarët me parapagesë.
Gjithashtu, Albtelecom njofton se duke filluar nga data 30 janar 2020, vlera minimale e
rimbushjeve do të jete 200 Lekë.

Nga krahasimi i paketave ekzistuese para këtij ndryshimi me paketat e reja vihet re një
rritje në çmim me 200 lekë, si dhe një rritje e vlerës minimale të rimbushjes me 100 lekë
(nga 100 në 200). Paketat e reja që ofron Albtelecom janë paketat Super 900 lekë, Super
1300 lekë, Super 1500 lekë, Gigastike 1500 dhe Super 2100 lekë.
Sipas njoftimit të Albtelecom, në paketën Super 900 sasia e minutave, MB dhe SMS
mbetet e pandryshuar. Paketa Super 1100 lekë që tani kushton Super 1300 lekë përmban
0,5 GB më shumë internet, Paketa Super 1500 përmban 1GB më tepër, Paketa Gigastike
përmban 200 minuta kombëtare si dhe 1 GB më tepër; dhe Paketa Super 2100 e re ka 60
minuta ndërkombëtare plus dhe 2 GB më tepër.

Telekom Albania me shkresat nr. 432 prot., datë 27.01.2020 (protokolluar pranë
Autoritetit të Konkurrencës nr. 150/14 prot., datë 29.01.2020) dhe nr. 742 prot., datë
06.02.2020 (protokolluar pranë Autoritetit të Konkurrencës nr. 84 prot., datë 10.02.2020),
si dhe ne faqen e saj të internetit, ka njoftuar se duke filluar nga data 5 Shkurt 2020 do te
ofrojë paketat e reja standarde 30 ditore me parapagesë: Paketa S/M/L/XL/Electronic
Beats/FIT 4000/FIT 7000. Gjithashtu Telekom njofton klientët me parapagesë, se duke
filluar nga data 5 Shkurt 2020, vlera minimale për një transaksion rimbushjeje do të jetë
200 lekë.

Konkretisht paketat e reja të ofruara janë: Paketa Simple 1000 lekë; Beats Xtreme 1600
leke; Paketa Optimal 1400 lekë; Paketa Full 1600; Paketa Premium 2200 lelë; FIT 4000-
1400 lekë; FIT 7000- 1600 lekë. Nga krahasimi i këtyre paketave të reja me ato të vjetra
vihet re një rritje prej 200 lekësh në çmim për të gjitha paketat. Paketa Optimal dhe Full
kanë një rritje me 1 GB; Paketa Full një rritje me 1 GB dhe 200 minuta drejt rrjeteve fix;
Paketa Premium një rritje me 2 GB, 40 minuta ndërkombëtare plus, 500 min plus drejt
rrjeteve fix.

Vihet re që të tre operatorët celularë kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30 ditore
me parapagesë me një rritje në çmim prej 200 lekësh, si dhe kanë rritur vlerën minimale
për rimbushjeje me 100 leke, nga 100 në 200 lekë, në periudhën kohore 30 Janar – 11
shkurt 2020, sjellje e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma (a) të ligjit nr. 9121, datë
28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, mund të përbëjë një
marrëveshje të ndaluar.

Si përfundim, bazuar në nenin 44 të ligjit nr. 9121/2003, referuar sjelljes se ndërmarrjeve
Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom në tregun me pakicë të shërbimeve
celulare, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence për shkak të rrezikut të kryerjes së
një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg, pasi ka të ngjarë
të ketë shkelje të nenit 4, pika 2, gërma (a) të ligjit nr. 9121/2003.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.