Keni plane per Shen Valentin? Ja parashikimi i motit per diten e sotme, 14 shkurt

Aktualitet
Keni plane per Shen Valentin? Ja parashikimi i motit per diten e sotme, 14

Shqiperia sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, temperaturat do jenë nga 04ºC deri në 14ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 17ºC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Era do të fryej në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në një pjesë të territorit.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 08ºC.

ME TE LEXUARAT