Kandidati për kryebashkiak tërhiqet nga gara pas video-skandalit

Bota
Kandidati për kryebashkiak tërhiqet nga gara pas video-skandalit

Një kandidat për kryetar të Parisit është tërhequr nga gara, pas publikimit të një videoje në internet me pamje komprometuese nga një artist rus.

“Një faqe e internetit dhe rrjetet sociale kanë publikuar sulme të ulëta kundër jetës sime private”, ka thënë Benjamin Griveaux, duke shtuar se publikimi i një videoje me përmbajtje seksuale “ka shkuar shumë larg”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Griveaux, që është pjesë e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit vitin e kaluar, për të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit mars.

Sondazhet e kanë vënë atë në pozitën e tretë, pas kryetares në shkuarje, Anne Hidalgo dhe konservatores, Rachida Dati.

E përditshmja, The Liberation, ka raportuar se artisti, Pyotr Pavlensky ka pretenduar se ka publikuar videon, në mënyrë që të shpërfaqë “hipokrizinë” e ish-kandidatit.

Në po atë faqe janë publikuar fotografi të një bisede, për të cilën Pavlensky ka thënë se është zhvilluar në mes të Griveaux dhe një gruaje, dhe jo bashkëshortes së tij.

Gjatë bisedës shihen edhe disa video me pjesë initime. Pavlensky nga ikur nga Rusia më 2017 dhe më pas i është siguruar azili në Francë.

Në të kaluarën, ai i ka vënë zjarrin një ndërtesës së bankës qendrore në Francë, është zhveshur në publik dhe ka këputur një copë të veshit./R.E.L

ME TE LEXUARAT