Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

I kërkoi nxënëses seks në këmbim të ndihmës me mungesat, gjykata lë në burg profeso…

Agron Bego profesori i kantos në shkollën e mesme Artistike “Jakov Xoxa” në Fier ka dalë sot para togave të zeza për vlerësimin e masës së arrestit.

Ai është arrestuar me akuzën për ngacmim seksual të një nxënëseje të kësaj shkolle e cila e ka denoncuar me ane të një video në një emisionin investigativ.

Gjykata e rrethit Gjyqësor Fier e kryesuar nga Gjyqtare Igerta Hysi dhe Prokuror Ervisa Hyka në fund të shqyrtimit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin Agron Bego, profesor kanto në liceun artistik në Fier.

Një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka denoncuar ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës. Ky i fundit ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit. Në videon e publikuar nga emisioni “Stop”, profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.