Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Humbi nenen, vellain e motren, tragjedia ne familjen Tola, ja si eshte femija i trete

Gjendja e 16-vjeçares Merita Tola që ndodhet në spitalin  e Traumës paraqitet e stabilizuar. Dhimbja ka pllakosur në familjen Tola, ku tre anëtarë humbën jetën tragjikisht si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Nëna Rajmonda Tola, 45 vjeçe, vajza Rudina Tola, 22 vjeçe, dhe djali Fatjon Tola, 14 vjeç  ndërruan jetë, ndërsa vajza tjetër Merita Tola ndodhet në spital, në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Rudina ishte nënë e katër fëmijëve. Vajza e madhe ishte e martuar, ndërsa Rudina që ndërroi jetë ishte e fejuar dhe pritej të martohej këtë vit.

Po kështu humbi jetën edhe djali 14 vjeçar, ndërsa tragjedisë i shpëtoi vajza 16 vjeçe.

Teksa trupat e viktimave ndodhen në morgun e Spitalit të Peshkopisë, ku po i nënshtrohen autopsisë në banesën e familjes Tola janë mbledhur të afërmit e tyre që po vajtojnë për humbjen tragjike të 3 jetëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.