Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Holanda jep 3 milione euro per rindertimin e Shqiperise nga termeti

Holanda konfirmoi shumën që do të japë në favor të rindërtimit pas tërmetit të fortë që goditi Shqiperinë në 26 nentor 2019.

Ministri i Jashtëm, Stefan Blok konfirmoi se vendi i tij ka vendosur të japë 3 milion euro ndihme për fushatën e rindërtimit në Shqipëri.

Qëndrimi i Holandës vjen pak ditë përpara se të mbahet konferenca ndërkombëtare e donatoreve pikërisht për rindërtimin në Shqiperi, konferenca e cila do të jetë më 17 shkurt.

Kryeministri Rama ka pritshmëri të madhe për mbledhjen e një shume të konsiderueshme që do të shërbeje për të zbutur pasojat e rënda nga tërmeti.

“Kam pare pamje te trishtueshme pas termetit te 26 nentorit. Holanda eshte e angazhuar te mbeshtese Shqiperine ne kete proces”, shkruan mes te tjerash kryediplomati holandez, Stefan Blok ne twitter.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet