Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gara per drejtuesin e BKH-se, komisioni perzgjedh 8 kandidate

Pas përfundimit të vlerësimit në testin e aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte, Komisioni për Drejtorin e BKH-së ka përzgjedhur jo 6 por 8 kandidatë për të vazhduar më tej.

NJOFTIM PËR MEDIA NË LIDHJE ME PËRZGJEDHJEN E DREJTORIT TE BKH-së

E premte 14.02.2020

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artur Beu

Ervin Hodaj

Gentjan Shehaj

Lindita Nushi

Idajet Faskaj

Ylli Pjetërnikaj

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.