Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Detaje te reja/ Zbulohet shkaku i vdekjes se nenes me dy femijet

Paraditja e sotme tronditi të gjithë vendin teksa në Bulqizë, nëna me dy fëmijët e saj humbën jetën në banesë, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në reanimacion, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për Top Channel bëhet me dije se shkak i vdekjeve është helmimi, teksa akoma nuk është saktësuar nëse është helmimi nga gazi apo nga ushqimi.
Pritet që autopsia të zbardh ngjarjen e plotë.

Nëna është 45-vjeçarja Rajmonda Tola, vajza 22-vjeçarja Rudina dhe Fatjoni djali 15 vjeç.

Kryefamiljari Ylber Tola nuk ndodhej në shtëpi pasi është emigrant në Greqi.

Çfarë thoshte policia lokale në informacionin paraprak:

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.