Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Konkurrenca pezullon tarifat e reja celulare, rriten cmimet e paketave me 200 leke

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar rritjen e tarifave celulare që tre kompanitë në treg kanë aplikuar prej rreth një muaji. Autoriteti e konsideron këtë si një shkelje të ligjit për konkurrencën ndaj dhe për këtë arsye ka nisur një hetim të thelluar në treg.

Hetimi do të përfshijë periudhën kohore nga 1 nëntori 2019 deri në 31 mars. Nga ky hetim do të evidentohen shkaqet dhe nevojat e ndryshimit të këtyre tarifave. Deri në përfundim të hetimit, Konkurrenca u ka kërkuar kompanive të pezullojnë aplikimin e çmimeve të reja.

Bëhet fjalë për kartat rimbushëse mujore, të cilat janë rritur me 200 lekë. Konkurrenca thotë se nëse kompanitë nuk e zbatojnë brenda 5 ditëve vendimin, atëherë do të gjobiten me 1% të xhiros vjetore të vitit paraardhës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet