Cfare ndodhi me dy gazetaret e zhdukur ne Kine, raportonin te vertetat per koronavirusin

Bota
Cfare ndodhi me dy gazetaret e zhdukur ne Kine, raportonin te vertetat per

Ne kohen kur Kina vijon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, në Wuhan, ku është edhe epiqendra e virusit, janë zhdukur dy gazetarë.

Sipas mediave ta huaja, dy gazetarët po përpiqeshin të tregonin të vërtetën mbi atë që po ndodhte në qytetin e kthyer në epiqendrën e shpërthimit epidemik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fang Bin dhe Chen Qiushi ishin të vendosur të dy për të përcjellë atë që mund të zbulonin për krizën, duke raportuar nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei.

Ata postuan video në internet, shkëmbyen fotografi dhe histori dramatike nga brenda qytetit të karantinuar, që është izoluar nga pjesa tjetër e vendit.

Si rezultat, ata morën mijëra shikime në videot e tyre. Por të dy ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, dhe në kanalet e tyre online nuk përcillet më asgjë.

Videot e tij të para për virusin, Fang Bin i kishte postuar në 25 janar në YouTube, i cili është i ndaluar në Kinë, por aksesueshëm përmes kanaleve private virtuale VPN.

OBSH sakaq pretendon se rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës. Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ishte.

ME TE LEXUARAT