Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Burri “i ben namin” gazetares shqiptare se i kishte blere dhurate per Shen Valentin

Gazetarja shqiptare Fiori Dardha ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Instagram me historinë që ka treguar lidhur me bashkëshortin e saj.

Me rastin e Shën Valentinit, ajo ka vendosur t’i bëjë një dhuratë partnerit mirëpo surpriza e saj nuk është pritur siç duhet.

Bashkëshorti e ka “qortuar” Fiorin për dhuratën, duke i renditur të gjitha shpenzimet që kishin për të bërë atë muaj.

Me humor, gazetarja ka treguar të gjithë skenën në postimin e saj në Instagram:

“Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! 🙈 🙈 “Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!” 🤪

Këtë “40 vjeç” për Shën Valentin edhe mund të ma kursente… 🤔

GËZUAR (dhe t’ia kursejmë vetes klishetë “Shën Valentin kemi përditë”)! 😃

P.S: nuk jam bërë ende 40 vjeç, duhen edhe disa ditë 😂”- shkruan ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.