Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bieta i lejoi vetes disa foto ndryshe për Shën Valentin

Duke qenë se kemi hyrë në 14 shkurt, ditën e të dashuruarve, moderatorja Bieta Sulo ka vendosur të bëjë një lëshim të vogël me fotot në llogarinë e saj në Instagram.

Është ndër të rrallat raste që Bieta ndan me publikun foto intime me partnerin e saj, mirëpo sot ia lejoi vetes për hir të Shën Valentinit.

Në profilin e saj, moderatorja mori vëmendjen me disa poza ku shfaqej duke shkëmbyer puthje në buzë me Albanin, teksa ndodheshin në mes të dëborës.

Të buzëqeshur e të dashuruar, ata treguan edhe njëherë pse janë një ndër çiftet e preferuar të publikut, të cilët sot lumturinë e tyre vendosën ta ndajnë me fansat.

“Në prag të Shën Valentinit mund t’ia lejojmë vetes disa foto të tilla”- shkruan Bieta krahas pozave ku nuk kanë munguar komplimentet e shumta drejtuar çiftit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet