Basha pret drejtuesen e Misionit te Bankes Boterore: Ekonomia ne kolaps

Aktualitet
Basha pret drejtuesen e Misionit te Bankes Boterore: Ekonomia ne kolaps

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Maryam Salim, Drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore dhe ekipin e saj. Lideri i PD-së ka bërë me dije detaje nga takimi, ndërsa shkruan në ‘Facebook’ se bashkë me Salim diskutuan mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare, që sipas tij është e zhytur në kolaps. “Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të vështirë se ai që lamë pas.

Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën. Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurrencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar.”, shkruan Basha në mesazhin e tij.

ME TE LEXUARAT