Basha me programuesit e ardhshem: Me vizionin e qeverise se ardhshme, e ardhmja juaj eshte ketu

Politikë
Basha me programuesit e ardhshem: Me vizionin e qeverise se ardhshme, e ardhmja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të turit "Po të dëgjoj", zhvilloi një vizite në Startup-in Albanian Business Partners për të dëgjuar rreth potencialit të sektorit.

Sipas asaj që shkruan lideri i opozitës në Facebook, u bisedua me programuesit e ardhshëm për ti siguruar se me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Gjatë një vizite në Startup-in Albanian Business Partners për të dëgjuar rreth potencialit të sektorit. Drejtuesi i kësaj qendre vuri theksin te nevojat për politika të reja mbi taksat dhe arsimimin. Bisedova me programuesit e ardhshëm duke i siguruar se me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare. Po të dëgjoj", shkruan Basha në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT