Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Bandat mafioze futen me armë në gjykatë dhe lirojnë liderin e “El Porky”

Persona të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma kamuflazhi dhe policie sulmuan ndërtesën e një gjykate në veriperëndim të Hondurasit për të liruar liderin e grupit mafioz MS-13.

Në momentin e sulmit, narkotrafikanti Aleksander Mendoza, i njohur ndryshe si “El Porky”, sapo kishte mbërritur në gjykatën e El Progresos, për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore.

Të paktën 4 agjentë policie mbetën të vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e sulmit për të liruar liderin e MS-13, një nga bandat më të dhunshme të Amerikës Qendrore.

Pas kësaj ngjarjeje, presidenti i vendit, Hernandez ofroi një shpërblim 80 mijë dollarë për këdo që jep informacion që do të çonte sërish në arrestimin e Mendozës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.