Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

U hoqen sikur po flinin ne tren, arrestohen dy shqiptare, zbulohet identiteti i vertete

Dy shqiptarë të cilët po udhëtonin me linjën ndërkombëtare të trenit nga Munihu në Bolonjë, janë prangosur nga policia italiane.

Në vëzhgimin e agjentëve të policisë ata u përpoqën ti shpëtonin identifikimit duke u mbyllur brenda kabinës dhe duke u shtirur sikur flinin.

Gjatë kontrollit rezultoi se njëri prej tyre ishte i përfshirë në trafik droge dhe prostitucion, ndërsa shqiptari i dytë një 31 vjeçar që përdorte disa emra dhe pa vendbanim të caktuar ishte në kërkim pas një urdhri burgimi të lëshuar nga Gjykata e Bolonjës.

Krimet e kryera nga ai kanë ndodhur para 2013 në Itali dhe për to duhet të vuaj një dënim prej 4 vite e gjysmë si dhe një gjobë 20,000 euro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.