Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbardhet deshmia e bashkeshortes se Altin Hajrit: Resortin e menaxhon vjehrra

Altin Hajri është një prej personave të shpallur në kërkim nga policia për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e bashkëshortes së Altin Hajrit, me të cilin ka tre fëmijë, por thotë se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet.

Gruaja, e identifikuar me inicialet V.Hajri deklaroi se automjetin tip “Mercedes Benz” e përdor ajo prej 4 vitesh, megjithëse nuk e di në emrin e kujt është regjistruar.

“Jam e martuar me shtetasin Altin Hajri, në fshatin Pjezë, Shijak. Unë kam 3 fëmijë të mitur që aktualisht i kam në shtëpi. Kur Altini nuk është, unë jetoj vetëm me fëmijët e mi në shtëpinë në Pjezë. Altini ka ardhur në shtëpi më datë 30.12.2019 pasi ka qenë në burg në Holandë prej dy vitesh. Kur ai është kthyer në shtëpi ka biseduar vetëm për fëmijët. Unë nuk i kam numër telefoni Altinit.

Ai ka qenë në shtëpi para dy ose tri ditësh dhe kur ka ardhur ka folur vetëm me fëmijët. Me mua ka komunikuar vetëm për fëmijët. Unë nuk e di fare se ku është Altini aktualisht. Unë nuk e di që Altini të ketë automjet. Automjetin ‘Mercedes Benz” e kam unë në përdorim dhe atë ma ka blerë mua Altini prej më shumë se 4 vitesh. Unë nuk e di se në emër të kujt është regjistruar”, tha ajo.

Sa i përket kompleksit “Golden” në Shijak, nga ku dyshohet të ketë dalë trupi i pajetë i Jan Prengës, ajo thotë se menaxhohet nga vjehrra.

Në dëshmi, nxjerr emrin e Olsi Turja, për të cilin tregon administron punët në kompleks.

“Për makinën tjetër nuk di ç’të them, pasi nuk e di se kujt i përket dhe kush e ka sjellë aty. Kompleksin ‘Golden’ unë nuk e di se kush e ka, por me menaxhimin e tij merret vjehrra ime. Gjithashtu tek kompleksi ka një menaxher që administron punët që quhet Olsi Turja.

Unë nuk kam asnjë dijeni se sa kohë ka Olsi që punon atje. Të ardhurat dhe të mirat materiale që burojnë nga kompleksi ‘Golden’ administrohen dhe merren nga familja e Altinit, vëllezërit dhe prindërit e tij. Gjithashtu një pjesë edhe nga fëmijët e mi. Unë nuk kam numër telefoni. Unë nuk shkoj te kompleksi. Unë di se Altini merret me biznes por se çfarë konkretisht nuk e di, s’kam asnjë dijeni se me cilët persona shoqërohet Altini. Nuk kam vënë re ndonjë problem te Altini”, tha bashkëshortja.

Që prej datës 17 janar, Jan Prenga është zhdukur dhe dyshohet se gjithçka nisi prej konfliktit të vëllait të tij për pazaret e drogës në Angli.

Më datë 27 janar janë arrestuar shtetasit Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri. Në banesat e tyre u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, tip “Glock”; një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”; 16 aparate celularë së bashku me kartat e tyre SIM; 4 automjete të markave të ndryshme; shuma prej 4800 euro; 3 aparate DVR regjistrimi të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së këtyre objekteve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet