Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shenjat e fatit, horoskopi per diten e sotme, 13 shkurt 2020

Dashi
Është e rëndësishme të çliroheni nga disa ndjesi si egoizmi dhe xhelozia. Do të ishte e udhës të kishit një sjellje më bujare. Mos investoni në skema që ju duken të dyshimta. Sa i përket anës personale, do të keni një ditë të bukur romantike.

Demi
Sjellja juaj sharmante do të tërheqë vëmendjen. Shijoni një ditë të qetë dhe të paqtë me familjen tuaj. Sot do të keni tendencën t’i vendosni më shumë objektiva vete se herë tjetër.

Binjakët
Suksesi i së kaluarës do t’ju rrisë besimin në vetvete. Miqtë dhe familjarët do të zënë sot pjesën më të madhe të kohës. Të lindurit e kësaj shenje që nuk janë ende të dashuruar ka gjasa të përjetojnë së shpejti dashurinë e vërtetë.

Gaforrja
Pontenciali juaj intelektual do t’ju ndihmojë të luftoni pamundësitë. Sa i përket aspektit ekonomik, ka gjasa që gjendja juaj financiare të forcohet. Mos u përqendroni vetëm në aspektin profesional, por kushtojini rëndësi edhe atij personal.

Luani
Një anëtar i familjes ose partneri/partnerja juaj mund t’ju shkaktojnë tension. Beqarët e kësaj shenje kanë gjasa që papritmas të gjenden në një moment romantik. Në punë do të keni një bashkëpunim mjaft të mirë me kolegët.

Virgjëresha
Do të keni shanse të arrini qëllimet që dëshironi, por do të përballeni me vështirësi. Në aspektin profesional do të kryeni disa negociata të rëndësishme. Ndërsa sa i përket aspektit personal, disa çështje do të mbeten nën hije.

Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë të mirë. Besojini intuitës dhe duhet të keni më shumë besim në vetvete. Do të jetë dita juaj me fat si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Bëni gjithçka mundeni për të evituar stresin.

Akrepi
Do të ndiheni mjaft mirë emocionalisht. Do të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj, çfarë do të ndikojë shumë në ditët në vijim. Surprizat në dashuri nuk përjashtohen. Në mbrëmje do te argëtoheni pafund.

Shigjetari
Kaloni më shumë kohë me miqtë sesa të qëndroni në vetmi. Ju e dini shumë mirë rëndësinë e parave, ndaj bëni kujdes me kursimet. Në shtëpi do të mbizotërojë një atmosferë festive.

Bricjapi
Meditimi do t’ju sjellë qetësi. Ka gjasa që gjatë ditës së sotme të keni përfitime financiare. Kushtojini më shumë rëndësi paraqitjes suaj të jashtme. Partneri/partnerja juaj do të ndikojë maksimalisht në gjendjen tuaj emocionale, duke ju bërë të ndiheni tepër të veçantë.

Ujori
Mbani emocionet nën kontroll pasi edhe lumturia e tepërt mund të shkaktojë probleme. Qëllimi juaj për të kursyer para do të përmbushet. Nuk përjashtohet mundësia e një debati në familje.

Peshqit
Ka gjasa që këtë të enjte të përfitoni nga ndihma e vëllait apo motrës suaj. Do të kaloni një kohë mjaft të mirë me miqtë apo familjen tuaj. Partneri/partnerja juaj mund të bëjë diçka krejtësisht pa qëllim, por që do të vlerësoni maksimalisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.