Rama e thotë hapur: Vangjush Dako do të mbetet miku im edhe sikur të shkojë në burg

Politikë
Rama e thotë hapur: Vangjush Dako do të mbetet miku im edhe sikur

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin “Opinion” në Tv Klan se ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako do të jetë miku i tij edhe nëse shkon në burg.

I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari përse nuk është distancuar nga Vangjush Dako kur Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në SHBA, Kryeministri Rama e bëri të qartë se Dako është miku i tij dhe “nuk ja përcakton DASH” listën e miqve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, Rama theksoi se ai dhe Vangjush Dako nuk kanë shkelur asnjëherë ligjin.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im, që të jesh i qartë ti. S’mi përcakton Departamenti Amerikan i Shtetit kë kam mik dhe kë s’kam mik unë. Edhe në burg të shkojë të nesërmen, do të jetë miku im.

Por me Vangjush Dakon as më ka kërkuar, as i kam kërkuar, nuk kam bërë kurrë asnjë shkelje të ligjit të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. /tvklan

ME TE LEXUARAT