Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Polici e ofendoi dhe u perleshen”, rrefehet gruaja e 70-vjeçarit te plagosur ne Fier

“Polici ofendoi burrin tim. pastaj ata nisën të përlesheshin dhe polici nxorri armën dhe e shkrepi. Burri u plagos në dorë”. Kështu deklaron pronarja e banesës ku efektivi i policisë së Fierit, në gjendje të dehur, aksidentoi makinën dhe përfundoi në oborrin e personit që më pas plagosi me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit.

Dhimitrie Meço pohoi se burri i saj, Soni Meço dhe polici, Paulin Shpani, janë konfliktuar pasi ky i fundit e kishte ofenduar të moshuarin dhe më pas e plagosi në dorë.

“Në orën 1 e gjysëm ishim duke fjetur, por dëgjova zhurmë dhe dola në ballkon. Pash që ishte aksidentuar makina dhe ishte futur në oborrin tonë. Zbritëm poshtë. Ishte vetëm një person. Kur burri pa makinën që ishte dëmtuar i tha; shiko ça më ke bërë. Ai (Polici) nisi që të shante. ‘Unë e djeg, unë të bëj..’. Filloi pastaj të shante burrin. Burri u acarua dhe u kacafytën, pastaj u rrëzuan dhe përleshën. Në kohë kur u përleshën, pash që polici nxori armën dhe e mbante në dorë. Burri më shtyti matanë që të më mbronte. Më pas arma u shkrep, dhe burri u plagos në dorë. Pastaj erdhi policia, se unë e kisha lajmëruar sapo pash që një makinë ishte në oborrin tonë”, tha e moshuara.

Siç u raportua me herët se Shpani, ka hyrë me mjetin e tij “Ford” brenda oborrit të shtëpisë së shtetasit Soni Meços dhe aty ka dëmtuar dhe mjetin e 70-vjeçarit. Po ashtu mësohet se kjo është hera e tretë kur në oborrin e kësaj banesë përfundojnë makina të asidentuara. Ndërkohë, polici eshte arrestuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet