Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“O Zot, ku i gjen keto, s’e njoh fare”! Rama perplaset me gazetaret

Kryeministr Edi Rama është përplasur me gazetarët në emisionin “Opinion”, teksa po fliste për makinën me të cilën po lëviz prej disa ditësh, e cila sipas opozitës, është luksoze dhe e blinduar.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: Pse lëviz me makinën e vëllait?

Edi Rama: E dini që kryeministri i vendit tënd e di ti që është i vetmi, bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk po bëni ndonjë hata zoti kryeministër, jemi vende të varfra…

Edi Rama: Kur ju më pyesni, duhet të prisni që të jap unë përgjigjen… Do jap përgjigjen që dua unë, jo atë që doni juve… Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.

Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…

Edi Rama: Unë dua të të shpjegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo. Unë do fillojë nga qielli dhe do dal tek nëntoka. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.