Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Një “mur gjigand” dëbore vjen nga deti dhe pushton qytetin

Duken si pamje të vjedhura nga filma si “Lord of the Ring” ose “Game of Thrones”, por është një moment i përjetuar realisht nga një okulist turk, Sefa Yasar i cili po e xhironte në Hopa, një qytet turk jo larg kufirit me Gjeorgjinë.

Një stuhi e acartë, e ngarkuar me dëborë shfaqet në horizont, nga Deti i Zi, dhe nga video me teknikën e “time lapse”, që përshpejton aksionet, duket sikur ajo ka vendosur të pushtojë gjithë qytetin.

“Banoj këtu prej dy vitesh dhe realisht nuk kisha parë asgjë të përafërt me të. Ishte disi e frikshme por edhe një event natyror i mahnitshëm”, deklaroi Yasar, video e të cilit po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.