Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Në SHBA ndodhi vjedhja më e madhe e të dhënave në histori

SHBA akuzon hakerët e ushtrisë kineze. Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar katër hakerë ushtarakë kinezë për një sulm në Equifax, i cili kërcënon të dhënat e rreth 147 milionë amerikanëve.

“Ishte një nga vjedhjet më të mëdha të të dhënave në histori”, tha William Barr, prokuror amerikan, duke iu referuar sulmit të hakerëve që ndodhi në vitin 2017.

Katër anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës janë akuzuar, shtoi ai, transmeton KossovaPress.

Sulmi kërcënoi të dhënat e rreth 147 milion njerëzve, kryesisht amerikanë, përfshirë numrat e tyre të sigurimeve shoqërore dhe patentë-shoferëve.

loading...

Rekomandojme

Operacioni, i kryer në maj dhe qershor 2017, përfshinte gjithashtu shtetas kanadezë dhe britanikë.

Hakerët kaluan disa javë në sistemin Equifax. Ata hakuan rrjete kompjuterike dhe vodhën informacione të besueshme të biznesit dhe informacione personale, tha Barr.

Mbi 34 serverë në gati 20 vende funksionuan për të mb uluar vendndodhjen e tyre të vërtetë.

Ambasada kineze në Uashington ende nuk ka komentuar aktakuzën. Equifax ka të dhëna për më shumë se 820 milionë përdorues dhe 91 milionë biznese, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet