Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Koronavirusi/ Shkoi ne tualet publik, Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin e larte

Koreja Veriore dyshohet se ka ekzekutuar një zyrtar të lartë, për mosrespektim të rregullave për koronavirusin.

Një zyrtar i Koresë së Veriut u qëllua për vdekje pasi kishte shkuar në një banjë publike ndërsa duhej të qëndronte në karantinë për shkak të koronavirusit, raportojnë mediat botërore. Zyrtari i tregtisë u arrestua dhe u ekzekutua menjëherë pasi rrezikoi përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse, sipas raporteve të mediave të Koresë së Jugut.

Burimet thanë se zyrtari ishte vendosur në izolim pasi udhëtoi në Kinë me liderin e vendit Kim Jong-un. Ai thuhet se ka injoruar kërcënimin e diktatorit për të “sunduar me ligj ushtarak” kundër kujtdo që braktis karantinën pa miratim. Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ende ndonjë rast të virusit, por ka ndërmarrë masa drastike për ta ndaluar përhapjen në kufirin e saj 880 milje të gjatë me Kinën.

Mbretëria e fshehtë i ka shqiptuar një karantinë të pakushtëzuar kujtdo që ka qenë së fundmi në vendin fqinj, ose ka qenë në kontakt me popullin kinez. Një zyrtar tjetër thuhet se është internuar në një fermë të Koresë së Veriut pasi u përpoq të mbulojë udhëtimet e tij për në Kinë, ku u shfaq koronavirusi.

Pretendimet e zyrtarëve që pastrohen ose ekzekutohen janë të zakonshme në regjimin totalitar, por janë të vështira për t’u verifikuar për shkak të ligjeve të censurës të vendosura për mediat e kontrolluara nga shteti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.