Kombëtarja e Kosovës kushton më shumë se 100 milionë euro

Sport
Kombëtarja e Kosovës kushton më shumë se 100 milionë

Disa nga lojtarët e Kosovës kanë pasur rritje të ndjeshme në ditët e fundit, sa i përket vlerës së kartonit.

“Transfermarkt.de” ka rifreskuar vlerat e lojtarëve këtë muaj, pas paraqitjeve të tyre, por edhe mbylljes së afatit kalimtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rritje të vlerës kanë pasur lojtarë si Milot Rashica, Amir Rrahmani e Vedat Muriqi.

Vlera e talentit vushtrrias ka shkuar në 35 milionë euro, duke e rritur për 15 milionë euro.

Rrahmani dhe Muriqi që ishin ndër emrat kryesorë në afatin kalimtar të janarit, tani kanë vlerë prej 12 milionë euro secili.

Florent Hadërgjonaj (7 milionë euro), Arbër Zeneli (5 milionë euro), Valon Berisha (5 milionë euro), Bersant Celina (5 milionë euro), Mërim Vojvoda (2.5 milionë euro), janë disa nga lojtarët më të vlefshëm të Kosovës, transmeton telegrafi.

Vlera e ekipit të Kosovës tani është 104.5 milionë euro, që është hera e parë që kalon shifrën e 100 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT