Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gjendet pas 10 ditesh 18 vjeçarja, u perdhunua nga xhaxhai 56 vjeçar

Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë 18-vjeçaren e cila ishte raportuar e zhdukur 10 ditë më parë. Vajza ka deklaruar në polici se kishte kryer marrëdhënie seksuale me xhaxhain e saj 56-vjeçar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Lirije Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Gjakovë.

“Policia e Kosovës dje e ka gjetur në Gjakovë një 18 vjeçare të komunitetit ashkali 10 ditë pasi ishte zhdukur. Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020”, konfirmon Podrimaj.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhët të prokurorit po mbahet në ndalim policor.

“Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor me urdhëresë të prokurorit të çështjes”, ka konfirmuar Podrimaj./GazetaExpress

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet