Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Digjet kasollja ne Vlore, humb jeten 80-vjeçarja

VLORE- Një 80-vjeçare me iniciale S.Z. ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pas djegjes së një kasolleje në një stan në urën e Gjormit në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 08:37 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

“Informacion paraprak/ Më datë 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet