Dialogu Kosove-Serbi/ Thaçi takim zyrtar me ambasadorin Grenell ne Gjermani

Kosovë&Rajon
Dialogu Kosove-Serbi/ Thaçi takim zyrtar me ambasadorin Grenell ne

Në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë ditës së sotme, Presidenti Hashim Thaçi do ketë një takim zyrtar me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump, ambasadorin Richard Grenell.

Mesa bëhet e ditur nga presidenca, në këtë takim, presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thaçi ka udhëtuar për Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, Thaçi së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Në këtë takim zyrtar është raportuar se do të nënshkruhet marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës.

ME TE LEXUARAT