Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Covid 19/ Pasojat e virusit rendojne shume edhe tek turizmi

Efektet e Covid 19 nuk i kanë ndjerë vetëm të prekurit. Epidemia ka patur pasoja të ndjeshme në ekonominë kineze por edhe në industrinë e turizmit në të gjithë botën.

Në Greqi, rreth 200 mijë turistë vizituan vendin në 2019 dhe të paktën 250 mijë priteshin këtë vit. Ishulli i Santorinit është një nga destinacionet shumë të dashura të turistëve kinezë, por që nga epidemia, turmat thjeshtë mungojnë në të. Turistët kinezë zakonisht udhëtojnë në kohë kur kërkesa është e ulët, veçanërisht në dimër, kur ata kanë edhe festën e vitit të ri kinez. Po ashtu, kinezët shpenzojnë më shumë në pushime se sa turistët mesatarë në Evropë. Dhe nga turistët kinezë që zgjidhnin Greqinë, 90 për qind përfundonin në Santorini.

Ishulli ka regjistruar një efekt domino anulimesh, jo vetëm nga kina por edhe nga turistë nga vende të tjera të botës që anulojnë udhëtimin kur mësojnë se ka kinezë në Santorini. Nga 3 mijë kinezët e pritur në këtë kohë në ishull, as 1 mijë nuk kanë mbërritur në ishull. Aziatikët në Evropë kanë rënë ndërkohë viktima edhe të keqtrajtimeve, ndërsa shumëkush i sheh ata si mbajtës të virusit. Kompanitë ajrore kanë reduktuar trajektoret drejt Santorinit, duke shkaktuar probleme për vendasit. Ndërsa agjentët lokalë vlerësojnë se do të humbasin 10 për qind këtë vit nga të ardhurat e turizmit, çka do të ketë pasoja në në të gjitha fushat, tregti, transport, shërbime etj.

Por situata është e njëjtë edhe në destinacione të tjera evropiane të kërkuara nga turistët kinezë. Në Itali, numri i rezervimeve ka rënë ndjeshëm. Shoqata italiane e hoteleve ka paralajmëruar se anulimet e prenotimeve mund të destabilizojnë ekonominë e dobët të vendit. Ndërkohë që kriza sipas ekspertëve, mund ti kushtojë sektorit të turizmit në vend rreth 4.5 miliardë euro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.