Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksidentoi 63-vjecaren dhe iku nga vendi i ngjarjes, Ilda Bejleri shoqerohet ne polici

Moderatorja sportive, Ilda Bejleri, është shoqëruar në polici, pak pasi pranoi përfshirjen e saj në një aks ident rrugor, ku përpl asi një të moshuar.

Ajo është shoqëruar në komisariatin numër 2, në Tiranë. Mësohet se gazetares sportive i është sek uestruar edhe automjeti, ndërsa ekspertët kanë nisur kqyrjen për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mesditën e së të mërkurës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, ku Bejleri, teksa drejtonte një automjet tip “BMW X5” aks identoi 63-vjeçaren E.Gj.

Pas ak sidentit, Bejleri u largua nga vendngjarja, ndërsa gruaja e moshuar u dërgua në Spitalin e Traumës.

64-vjeçarja e denoncoi në polici moderatoren, ndërsa gjatë një dëshmie për mediat ajo tregoi se u përp las nga Ilda Bejleri.

Kujtojmë këtu që moderatorja fillimisht e cilësoi si shp ifje lajmin, më pas ajo u detyrua të pranojë të vërtetën, duke pohuar përfshirjen e saj në ak sident.

Ajo u justifikua duke thënë se “përp lasja ishte e lehtë”, dhe se nuk e mendonte që e moshuara do ta denonconte në polici.

Vlen të theksohet edhe fakti që Policia nuk ka treguar asnjë të dhënë për personin që aksi dentoi gruan e moshuar në njoftimin zyrtar për ngarjen.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rr ezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar a ksidentin.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet